Novak Djokovic ka nderuar kujtimin e 16 personave që humbën jetën nga shembja e strehës në Novi Sad, më 1 nëntor 2024. Në përvjetorin e dytë të tragjedisë, tenisti serb iu bashkua mesazheve përkujtimore për viktimat.
Përmes një postimi në historinë e tij në Instagram, Djokovic rishpërndau një publikim të llogarisë së studentëve në bllokadë. Mesazhi i tij ishte që një 1 nëntor i tillë të mos përsëritet kurrë më. Tenisti edhe më parë ka reaguar publikisht për këtë ngjarje.
Përvjetori u shënua gjithashtu me një tubim përkujtimor në nder të të gjithë atyre që humbën jetën. Nga shembja, 14 persona vdiqën në vendngjarje.
Bilanci u rëndua më pas me vdekjen e Anja Radonjic, e cila nuk u mbijetoi plagëve 16 ditë pas tragjedisë. Katër muaj pas ngjarjes ndërroi jetë edhe Vukasin Crncevic, ndërsa Teodora Martinko është e vetmja e mbijetuar.
Dy vjet pas shembjes, shqyrtimi kryesor gjyqësor ende nuk ka nisur. Seanca përgatitore në Gjykatën e Lartë mbetet në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme mbi kërkesat e mbrojtjes për mbrojtjen e ligjshmërisë.