Doma Basketboll Thunder nderon Russell Westbrook, fanella me numrin 0 do të tërhiqet më 7 shkurt

Thunder nderon Russell Westbrook, fanella me numrin 0 do të tërhiqet më 7 shkurt

Fanella me numrin 0 e Russell Westbrook nuk do të vishet më te Oklahoma City Thunder. Klubi ka njoftuar se ceremonia e tërheqjes së saj do të zhvillohet më 7 shkurt në Paycom Center, gjatë ndeshjes në shtëpi kundër New York Knicks.

Ky do të jetë vetëm numri i dytë që Thunder tërheq nga përdorimi. Nderimi i kushtohet një prej figurave më të rëndësishme të historisë së skuadrës, ku Westbrook kaloi 11 vjet dhe vendosi rekordet e klubit për pikë, kërcime, asistime, topa të vjedhur dhe ndeshje të luajtura.

Kulmi i tij individual erdhi në sezonin 2016/17, kur fitoi çmimin MVP me mesatare prej 31,6 pikësh, 10,7 kërcimesh dhe 10,4 asistimesh për ndeshje. Me 42 paraqitje me shifra dyshifrore në tri kategori statistikore, ai vendosi edhe rekordin e NBA për një sezon.

Westbrook u tërhoq nga basketbolli në gusht, pas 18 sezonesh në NBA. Karrierën e mbylli me 209 paraqitje të tilla, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e ligës.

Sukseset e tij me Thunder nuk u kufizuan te statistikat personale. Skuadra arriti finalen e madhe të NBA në vitin 2012 dhe, gjatë periudhës së tij në klub, luajti katër herë në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Në njoftimin për këtë nderim, menaxheri i përgjithshëm Sam Presti vuri në dukje edhe ndikimin e Westbrook jashtë parketit. Ai theksoi se trashëgimia e ish-lojtarit lidhet gjithashtu me kontributin në komunitet, duke veçuar vendosmërinë dhe përkushtimin e tij të madh.

Pročitajte povezane članke
Load More In Basketboll

Proverite

Doncic merr tabelën taktike, Redick e mbron: Këtë presim nga lideri ynë

JJ Redick mbështeti Luka Doncic pas kritikave për sjelljen e tij gjatë një pushimi në fito…