Doma Motorsport Antonelli mban fjalën, feston titullin me ngjyrat e Italisë në flokë

Antonelli mban fjalën, feston titullin me ngjyrat e Italisë në flokë

Ngjyrat e flamurit italian u bënë pjesë e festës së Mercedes në një mënyrë të pazakontë. Kimi Antonelli mbërriti në selinë e skuadrës me flokët të ngjyrosur në të gjelbër, të bardhë dhe të kuqe, duke përmbushur premtimin e dhënë.

Kampioni i ri i botës në Formula 1 vizitoi këtë javë fabrikën në Brackley, ku ekipi shënoi suksesin e sezonit. Krahas titullit të fituar, vëmendjen e mori edhe pamja e tij e re.

Mercedes publikoi të mërkurën në rrjetet sociale një video nga mbërritja e pilotit italian. Pamjet tregojnë takimin e tij me anëtarët e skuadrës, të cilët e pritën mes të qeshurash.

Përmbushja e premtimit i shtoi humor festës në selinë e ekipit. Antonelli e ndau këtë moment me njerëzit që e shoqëruan gjatë sezonit të suksesshëm, këtë herë duke e sjellë trengjyrëshin italian në flokë.

Pročitajte povezane članke
Load More In Motorsport

Proverite

Herta mbyll aventurën në Formula 2, mbetet pa një vend te Cadillac

Colton Herta nuk do të garojë në dy raundet e fundit të Formula 2, pasi kalimi nga IndyCar…