Doma Futboll Owono pezullohet për 12 ndeshje pas përplasjes tragjike me De Miguel

Owono pezullohet për 12 ndeshje pas përplasjes tragjike me De Miguel

Jesús Owono do të mungojë në 12 ndeshje pas vendimit të komisionit disiplinor të Federatës Spanjolle të Futbollit për incidentin në takimin mes Andorra dhe Tenerife. Përplasja me portierin pati pasoja tragjike për sulmuesin Jesús de Miguel, i cili ndërroi jetë një ditë më vonë.

Ngjarja ndodhi në fund të ndeshjes së Segunda División, në fillim të këtij muaji. Owono, përfaqësuesi 25-vjeçar i Guinesë Ekuatoriale, u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa loja u ndërpre në minutën e shtatë të kohës shtesë.

Për përcaktimin e masës disiplinore, komisioni u mbështet në raportin e arbitrit. Sipas tij, portieri e goditi kundërshtarin me këmbë në gjoks, duke përdorur forcë të tepruar ndërsa topi ishte në lojë. Organi disiplinor vlerësoi se natyra e ndërhyrjes dhe rrethanat e incidentit justifikonin dënimin maksimal prej 12 ndeshjesh.

Federata vendosi gjithashtu që rezultati 2-2 të mbetet përfundimtar dhe takimi të mos rifillojë nga çasti i ndërprerjes. Në arsyetimin e këtij vendimi, ajo e cilësoi mosvazhdimin e ndeshjes si zgjidhjen më dinjitoze për rrethanat jashtëzakonisht tragjike.

Pikëpyetje mbeten edhe mbi të ardhmen e Owono në futboll. Trajneri i Andorra, Carles Manso, deklaroi të enjten se portieri ende nuk kishte vendosur nëse do të rikthehej në fushë. Më herët, përmes një deklarate, Owono kishte shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e De Miguel dhe gatishmërinë për të përballuar me respekt të plotë gjithçka që do të pasonte.

Ndërkohë, policia spanjolle ka hapur një hetim për vrasje të mundshme nga pakujdesia. Sipas legjislacionit spanjoll, hapja e një hetimi të tillë është procedurë e zakonshme në raste të kësaj natyre.

Pročitajte povezane članke
Load More In Futboll

Proverite

Liverpool interesohet për Mohya, Gladbach nuk pranon largimin në janar

Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë …