Kryefaqja Futboll Finta që kushtoi shtrenjtë: portieri i Comunicaciones shënon në portën e tij

Finta që kushtoi shtrenjtë: portieri i Comunicaciones shënon në portën e tij

Një gabim i pazakontë i portierit Ezequiel Bacher rëndoi në humbjen 2-3 të Comunicaciones përballë Arsenal Sarandi. Skuadra vendase pësoi disfatë në ndeshjen e parë çerekfinale të fazës së play-off-it në Primera B të Argjentinës dhe tani duhet të përmbysë rezultatin në kthim.

Momenti që shënoi takimin erdhi që në minutën e tretë. Bacher e kishte kapur topin dhe mund të niste qetësisht aksionin e skuadrës së tij, por zgjodhi të provonte një fintë përpara kundërshtarit.

Portieri simuloi një pasim, me synimin që ta tërhiqte sërish topin drejt vetes. Pikërisht gjatë kësaj lëvizjeje humbi kontrollin: topi i rrëshqiti nga dora dhe përfundoi pas shpinës së tij, brenda portës.

Kështu, një situatë që dukej plotësisht nën kontroll u kthye në dhuratë për Arsenal Sarandi. Autogoli mori edhe më shumë peshë pas përfundimit të ndeshjes, të cilën miqtë e fituan me vetëm një gol diferencë.

Arsenal Sarandi shkon në takimin e kthimit me avantazhin e fitores në transfertë. Comunicaciones, nga ana tjetër, do të duhet të rikuperojë disavantazhin për të vazhduar rrugëtimin në play-off.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Futboll

Shiko edhe

Nga ringritja te Schalke te interesi i Bayern, Karius rikthehet në skenë

Paraqitjet e Loris Karius me Schalke kanë tërhequr vëmendjen e Bayern, që po shqyrton alte…