Doma Futboll Tension mes Yamal dhe Anderson, çfarë i tha spanjolli pas kartonit të kuq

Tension mes Yamal dhe Anderson, çfarë i tha spanjolli pas kartonit të kuq

Përballja mes Spanjës dhe Anglisë në “Metropolitano” pati edhe një episod tensioni mes Lamine Yamal dhe Elliot Anderson. Sulmuesi i Barcelonës raportohet se iu drejtua me fjalë fyese kundërshtarit, pasi ky i fundit shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Gjithçka ndodhi kur anglezët kryesonin 3-0. Yamal i mori topin Quansah dhe u nis i vetëm drejt portierit Trafford, por Anderson e arriti nga pas, e kapi dhe e rrëzoi. Arbitri akordoi penallti dhe e përjashtoi drejtpërdrejt mesfushorin e Anglisë.

Pasi u ngrit nga fusha, Yamal mësohet se i përsëriti disa herë Anderson fjalët “Je budalla, je budalla”. Më pas, sulmuesi spanjoll i kërkoi të largohej më shpejt nga terreni.

Edhe pse mbeti me një lojtar më pak, Anglia arriti ta ruante epërsinë dhe fitoi 3-2. Harry Kane, Ezri Konsa dhe Ben White shënuan golat që i dhanë skuadrës së Thomas Tuchel avantazhin e trefishtë, ndërsa Mikel Oyarzabal dhe Nico Williams rikthyen shpresën te vendasit.

Spanja nuk arriti ta përfundonte përmbysjen, duke e mbyllur me humbje sfidën në Madrid. Takimi ishte i vlefshëm për xhiron e gjashtë dhe të fundit të grupit të tretë në divizionin elitar të Nations League.

Pročitajte povezane članke
Load More In Futboll

Proverite

Liverpool interesohet për Mohya, Gladbach nuk pranon largimin në janar

Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë …