Doma Boks Boksi në zi, Lee Reeves ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare

Boksi në zi, Lee Reeves ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare

Lee Reeves ka humbur betejën për jetën në moshën 31-vjeçare. Boksieri irlandez ndërroi jetë të hënën në mbrëmje, pas tre muajsh në koma të induktuar për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi në ring.

Reeves u lëndua më 1 gusht, gjatë përballjes së kategorisë velter kundër Gary Cully në 3Arena të Dublinit. Ndeshja përfundoi me nokaut në raundin e dhjetë, gjatë të cilit ai u rrëzua dy herë. Më pas humbi ndjenjat dhe u nxor nga ringu me barelë.

Dëmtimi i rëndë në tru kërkoi ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale. Pas trajtimit fillestar në Dublin, muajin e kaluar ai u transferua në Spitalin Universitar të Limerick, qytetit të tij të lindjes. Familjarët dhe miqtë vazhdonin të shpresonin në përmirësimin e gjendjes së tij, por gjatë fundjavës u shfaq një infeksion i ri.

Të martën në mëngjes, kompania promovuese Queensberry, organizatore e mbrëmjes së boksit, shprehu ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta. Në mesazhin e saj, Reeves u kujtua si një boksier me talent të jashtëzakonshëm dhe si shembull e frymëzim për komunitetin e tij.

Karrierën profesioniste e kishte nisur në nëntor të vitit 2018, pasi ishte shpallur pesë herë kampion i Irlandës në boksin amator. Bilanci i tij në ringun profesionist ishte 16 fitore dhe dy humbje, me 11 prej fitoreve të arritura me nokaut.

Përtej boksit, Reeves kishte shërbyer si ushtar dhe ishte angazhuar në ndërgjegjësimin për shëndetin mendor. Boksieri mëngjarash, me gjatësi 180 centimetra, la gjurmë edhe për veprimtarinë e tij jashtë ringut.

Pročitajte povezane članke
Load More In Boks

Proverite

Lauren Price mbledh katër brezat botërorë dhe shkruan historinë e boksit uellsian

Lauren Price mposhti bindshëm Michaela Kotaskova dhe bashkoi katër titujt kryesorë botëror…