Rreth largimit të Malik Newman nga Zenit kanë dalë pretendime të reja nga Rusia, që hedhin dritë mbi arsyet e qëndrimit të tij shumë të shkurtër te skuadra.
Sipas raportit të “Mash on Sport”, basketbollisti 29-vjeçar pati vështirësi të përshtatej me ngarkesën intensive të stërvitjeve të vendosura nga trajneri Dusko Ivanovic. Në të njëjtin raport thuhet se përdorimi i cigareve të mbështjella me dorë ndikoi negativisht në gjendjen e tij fizike, duke bërë që rezistenca në seancat stërvitore të binte ndjeshëm.
Po sipas këtij pretendimi, Zenit vendosi shumë shpejt ta ndërpresë bashkëpunimin me basketbollistin amerikan. Raportohet se Newman mori vetëm një pagë mujore nga klubi, me vlerë rreth 40 mijë euro.
Newman njihet edhe nga basketbolli turk. Ai ka luajtur për Bursaspor në sezonin 2020/21, ndërsa në edicionin 2024/25 ishte pjesë e Merkezefendi Belediyesi.
Pas largimit të tij, Zenit përforcoi repartin e jashtëm me Marcus Howard, i cili iu bashkua ekipit pas ndarjes me Baskonia. Kjo do të thotë se Howard do të punojë sërish me Dusko Ivanovic, me të cilin kishte bashkëpunuar edhe më parë te klubi spanjoll.
Howard kaloi katër sezone me fanellën e Baskonia dhe në vitin 2024 ishte shënuesi më i mirë i EuroLeague.