Doma Basketboll Reyer Venezia mposht Turk Telekomin në EuroCup

Reyer Venezia mposht Turk Telekomin në EuroCup

Turk Telekom u kthye pa rezultat pozitiv nga transferta në Itali, pasi u mposht 75-65 nga Reyer Venezia në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve në EuroCup.

Skuadra mike e pati të vështirë të gjente ritmin në sulm përgjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, çka ndikoi drejtpërdrejt në epilogun final. Kjo ishte humbja e dytë e Turk Telekomit në këtë fazë të kompeticionit.

Reyer Venezia e mbylli çerekun e parë në epërsi 20-16, ndërsa deri në pushim e thelloi avantazhin në 39-29. Turk Telekom reagoi në periodën e tretë dhe e ngushtoi diferencën në 57-51, por vendasit ruajtën kontrollin në çerekun e fundit për ta vulosur fitoren me rezultat 75-65.

Te ekipi italian, Glynn Watson ishte më efikasi me 18 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime. Jordan Parks shtoi 17 pikë dhe 1 kërcim, ndërsa një kontribut të rëndësishëm dha edhe Louis Olinde me 14 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime.

Në anën tjetër, Jerick Harding udhëhoqi Turk Telekomin me 19 pikë, 2 kërcime dhe 1 asistim. Ismael Bako realizoi 16 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Kris Bankston e mbylli ndeshjen me 9 pikë dhe 4 kërcime. Dëshmoi paraqitje solide edhe Dogus Ozdemiroglu me 8 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime.

Ndeshjen e ardhshme, Turk Telekom do ta luajë në shtëpi ndaj skuadrës lituaneze Siauliai, ku do të kërkojë reagim pas këtij disfatë.

Pročitajte povezane članke
Load More In Basketboll

Proverite

Doncic merr tabelën taktike, Redick e mbron: Këtë presim nga lideri ynë

JJ Redick mbështeti Luka Doncic pas kritikave për sjelljen e tij gjatë një pushimi në fito…