Nikola Djurdjev siguroi fitoren ndaj Dino Starcevic në FNC 34 në Shkup, duke e detyruar kundërshtarin të dorëzohej pas një kapjeje për mbytje. Përballja e pestë e programit u mbyll brenda raundit të parë, duke lënë të zhgënjyer tifozët vendas që mbështesnin Starcevic.
Në fillim, ishte luftëtari nga Maqedonia e Veriut ai që dha sinjalet më të mira. Starcevic hyri me vendosmëri në duel dhe një goditje e fortë e tij solli reagimin e menjëhershëm të tribunave.
Megjithatë, rrjedha e përballjes ndryshoi kur luftimi kaloi në tokë. Djurdjev mori iniciativën dhe vazhdoi të ushtronte presion, pavarësisht gjakderdhjes nga hunda. Gjatë shkëmbimeve, edhe Starcevic pësoi një çarje.
Në një moment, gjyqtari u kërkoi të dy sportistëve më shumë aktivitet. Zgjidhja erdhi gjatë një përpjekjeje për të ndryshuar pozicionin, kur Djurdjev shfrytëzoi hapësirën për të vendosur kapjen vendimtare.
Starcevic nuk arriti të dilte nga kapja për mbytje dhe sinjalizoi dorëzimin me trokitje. Kështu, luftëtari serb e mbylli me fitore një duel të ashpër, pa pasur nevojë për raund të dytë.