Washington Spirit ka lidhur të ardhmen e Trinity Rodman me klubin deri në vitin 2028, përmes një marrëveshjeje që e ngjit sulmuesen amerikane në krye të listës së futbollisteve më të paguara në botë. Kontrata trevjeçare kap vlerën e 6 milionë dollarëve.
Rodman do të përfitojë 2 milionë dollarë në vit, ndërsa marrëveshja parashikon edhe bonuse. Kushtet e reja financiare e vendosin mbi Aitana Bonmatí, yllin e Barcelona dhe të përfaqësueses spanjolle, e cila e mbante më parë vendin e parë për të ardhurat në futbollin e femrave dhe ka fituar tri herë Topin e Artë.
Rinovimi u arrit në fillim të vitit, pas një periudhe të shkurtër gjatë së cilës amerikania ishte pa klub. Kontrata e saj e mëparshme me Washington Spirit kishte përfunduar më 31 dhjetor 2025.
E lindur më 20 maj 2002, Trinity u dallua që në moshë të re si një prej talenteve më premtuese të futbollit amerikan. Edhe pse është vajza e ish-yllit të NBA, Dennis Rodman, ajo e ka ndërtuar karrierën e saj sportive në futboll.
Fëmijërinë e kaloi në Kaliforninë Jugore së bashku me vëllain e madh, me nënën e tyre, Michelle Moyer, që pati rolin kryesor në rritjen e të dyve. Në jetën private, Rodman është në një lidhje me tenistin amerikan Ben Shelton.