Doma Futboll Brighton e nis me spektakël në Conference League, Hinshelwood kthehet me gol pas dëmtimit

Brighton e nis me spektakël në Conference League, Hinshelwood kthehet me gol pas dëmtimit

Brighton e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në Conference League, duke mposhtur 4-0 Kauno Zalgiris në stadiumin “Amex”. Për skuadrën angleze ishte vetëm paraqitja e dytë në arenën europiane, ndërsa debutimi në këtë edicion u shoqërua me një dominim të plotë.

Ekipi i drejtuar nga Fabian Hürzeler e kontrolloi ndeshjen nga fillimi në fund, por goli i parë erdhi në minutën e 41-të, kur Georginio Rutter zhbllokoi sfidën. Sulmuesi francez vazhdoi të ishte vendimtar edhe më pas, duke i dhuruar asistin Jack Hinshelwood për golin e dytë para pushimit.

Në pjesën e dytë, Brighton nuk uli ritmin. Rutter realizoi edhe një herë për të kompletuar paraqitjen e tij shumë të mirë, ndërsa Matt O’Riley vulosi shifrat përfundimtare 4-0.

Epërsia e vendasve u pasqyrua qartë edhe në statistika. Brighton prodhoi një xG prej 4.02 dhe regjistroi plot 35 goditje, ndërsa Kauno Zalgiris e mbylli ndeshjen me vetëm katër tentativa dhe xG 0.04.

Në ndërtimin e aksioneve spikati sërish Pascal Gross, i cili krijoi nëntë raste për gol. Sipas të dhënave statistikore, kjo është shifra më e lartë e arritur nga një lojtar i Premier League në një ndeshje, që pas 10 rasteve të krijuara nga Martin Odegaard për Arsenal ndaj Manchester United në janar 2025.

Pas ndeshjes, Hinshelwood u shpreh i lumtur për rikthimin pas mungesës së shkaktuar nga dëmtimi në kyçin e këmbës. Ai theksoi se gjëja më e rëndësishme ishte të ishte sërish në fushë me skuadrën dhe ta ndihmonte klubin. Mesfushori vlerësoi edhe kundërshtarin për rezistencën, ndërsa rezervoi fjalë të mira edhe për 18-vjeçarin Yunes Ibrahim, i cili debutoi me ekipin e parë dhe dha asistin për golin e katërt.

Brighton mes skuadrave më produktive në Europë

Me këto katër gola, Brighton shkoi në kuotën e 29 realizimeve në të gjitha garat këtë sezon. Mes klubeve të pesë kampionateve më të forta europiane, vetëm Barcelona me 43 dhe Bayern Munich me 30 kanë shënuar më shumë deri tani.

Pročitajte povezane članke
Load More In Futboll

Proverite

Liverpool interesohet për Mohya, Gladbach nuk pranon largimin në janar

Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë …