Doma Futboll Ish-atletja olimpike Beth Dobbin rrëfen betejën e rëndë me sëmundjen: “Kaloj 22 orë në ditë në shtrat”

Ish-atletja olimpike Beth Dobbin rrëfen betejën e rëndë me sëmundjen: “Kaloj 22 orë në ditë në shtrat”

Ish-atletja britanike Beth Dobbin, e njohur për garat në 200 metra dhe në stafetat 4×100 e 4×400 metra, po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Sportistja, që më parë garoi edhe në Lojërat Olimpike të Tokios, si edhe në Kampionate Botërore e Evropiane, sot jeton me diagnozën e encefalomielitit mijalgjik.

Sipas asaj që është bërë e ditur për gjendjen e saj, Dobbin aktualisht kalon deri në 22 orë në ditë në shtrat, ndërsa kujdesi për të mbahet nga familja. Gjithçka ndryshoi ndjeshëm në vitin 2022, kur iu zbulua sëmundja e rëndë.

Në një prononcim publik, ajo pranoi se nuk e ka të lehtë të flasë hapur për këtë përvojë, por e konsideron të domosdoshme ta bëjë. Sipas saj, shumë persona që vuajnë nga e njëjta sëmundje përballen me mungesë besimi dhe mirëkuptimi nga të tjerët.

Dobbin theksoi se shpesh njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë se si një sportiste, pas 20 vitesh aktivitet, mund të ndalet papritur. Ajo shtoi se dëshiron të përdorë zërin e saj për të rritur ndërgjegjësimin, pasi shumë të sëmurë ndihen të paragjykuar dhe të pavlerësuar.

Ish-sprinterja tregoi edhe sa shumë e rëndojnë përditshmërinë situata që për të tjerët duken të zakonshme. Një bisedë e shkurtër, zhurma apo drita e fortë, sipas saj, mund t’ia përkeqësojnë menjëherë gjendjen. Ajo shprehet se ka humbur pavarësinë, shëndetin, aftësinë për të punuar dhe për t’u stërvitur.

Dobbin sqaroi gjithashtu se edhe qëndrimi në këmbë për më gjatë mund ta lodhë plotësisht, ndaj pjesën më të madhe të kohës qëndron e shtrirë dhe e mbështetur me jastëkë. Kjo, sipas saj, nuk do të thotë se ndihet mirë, por vetëm se simptomat bëhen disi më të përballueshme.

Emocionuese ishte edhe dëshmia e nënës së saj, e cila foli për barrën e përditshme dhe pasigurinë për të ardhmen. Ajo u shpreh se është e dhimbshme ta shohë të bijën në një moshë kur duhej të ndërtonte jetën e saj, ndërsa frika më e madhe mbetet pyetja se kush do të kujdeset për të në të ardhmen.

Pročitajte povezane članke
Load More In Futboll

Proverite

Liverpool interesohet për Mohya, Gladbach nuk pranon largimin në janar

Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë …