Valtteri Bottas është liruar nga qendra mjekësore pas kontrolleve të kryera për siguri, pas aksidentit të rëndë në Çmimin e Madh të Meksikës. Skuadra Cadillac konfirmoi se piloti ishte mirë dhe kishte shpëtuar pa lëndime.
Incidenti ndodhi në xhiron e 45-të nga 71 të parashikuara. Në afrimin drejt kthesës së parë, një defekt në pezullimin e përparmë të majtë bëri që makina e Bottas të rrotullohej dhe të godiste fuqishëm barrierën mbrojtëse me pjesën e pasme.
Drejtuesit e garës nxorën flamurin e kuq, duke pezulluar garimin për të mundësuar riparimin e barrierës së dëmtuar.
Pas goditjes, ekipi mjekësor komunikoi për një kohë me Bottas ndërsa ai ndodhej ende në kabinën e makinës. Më pas, piloti doli vetë dhe u largua pa ndihmën e të tjerëve.
Cadillac fillimisht njoftoi se Bottas po përgjigjej nëpërmjet radios dhe se do t’u nënshtrohej kontrolleve të mëtejshme mjekësore. Konfirmimi për lirimin e tij nga qendra mjekësore erdhi pak më vonë, bashkë me njoftimin se nuk do të merrte pjesë në angazhimet me mediat pas garës.
Shqetësimin e çasteve të para e pasqyroi edhe komunikimi me skuadrën. Kur u pyet në radio nëse ishte mirë, Bottas fillimisht u përgjigj me një “jo”, të shoqëruar nga një sharje.