McLaren ka zyrtarizuar Leonardo Fornaroli si pjesë të formacionit të pilotëve për programin Hypercar në WEC, që nis në vitin 2027. Piloti italian do të vazhdojë njëkohësisht edhe rolin e tij si rezervë në ekipin e Formula 1.
McLaren ka zyrtarizuar Leonardo Fornaroli si pjesë të formacionit të pilotëve për programin Hypercar në WEC, që nis në vitin 2027. Piloti italian do të vazhdojë njëkohësisht edhe rolin e tij si rezervë në ekipin e Formula 1.
Më 68 vjet më parë, Mike Hawthorn hyri në histori si britaniku i parë që fitoi titullin botëror në Formula 1. Sezoni u mbyll me një garë dramatike në Marok, ku ai siguroi kurorën me vetëm një pikë më shumë se Stirling Moss.
Oliver Bearman është pranë vazhdimit të kontratës me Haas, ndërsa Ayao Komatsu ka vlerësuar lart progresin e pilotit britanik. Shefi i ekipit beson se 19-vjeçari është gati të marrë rol udhëheqës në skuadër.
Williams ka zyrtarizuar se njëvendëshja për sezonin 2027 në Formula 1 do të mbajë emrin FW50, si pjesë e festimeve për 50-vjetorin e ekipit. Në programin jubilar përfshihen edhe një ekspozitë speciale në Londër dhe një dizajn i zgjedhur nga tifozët për garën në Silverstone.
Lando Norris pranoi hapur fajin për incidentin me Oscar Piastri në Singapor dhe theksoi se në pjesën e mbetur të sezonit prioritet absolut duhet të jetë McLaren. Gabimi në sprint i kushtoi shtrenjtë skuadrës në garën për konstruktorët.
Gabriel Bortoleto thotë se nuk pendohet për rrugën e zgjedhur në Formula 1, edhe pse rivalë të brezit të tij po luftojnë më shpejt për podiume. Piloti brazilian beson se projekti i Audi do ta çojë ekipin drejt majës dhe synon të jetë gati kur të vijë ai moment.
Max Verstappen reagoi publikisht pas sulmeve online ndaj Chris Lulham, pas garës së GT World Challenge Europe Endurance Cup në Portimao. Kampioni i botës theksoi se gabimet janë pjesë e garave dhe se sulmet personale nuk kanë vend në sport.
Nicolo Bulega i dha fund aventurës së tij në WorldSBK në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar edhe garën e dytë në Jerez. Italiani kompletoi një fundjavë perfekte me tre fitore dhe barazoi Troy Bayliss me 32 suksese në sezon.
Sezoni 2009 në Formula 1 mbetet një nga më të pazakontët e epokës moderne. Në fund, Jenson Button vulosi titullin në Brazil, duke kurorëzuar mrekullinë e Brawn GP.
Christian Horner ka treguar se mori vlerësime nga drejtuesit e Red Bull pasi skuadra arriti fitoret e para në Formula 1 me njësinë motorike të zhvilluar brenda strukturës së saj. Ish-shefi i ekipit theksoi se projekti Red Bull Powertrains mori jetë falë një vendimi të guximshëm në një moment kyç për skuadrën.
Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë talentin 17-vjeçar. Një transferim në merkaton e janarit nuk është në planet e klubit gjerman.