Një pankartë e vendosur jashtë stadiumit San Siro ka shprehur zemërimin e tifozëve ultras të Interit pas humbjes 3-1 ndaj Milanit. Curva Nord u ka kërkuar llogari futbollistëve jo vetëm për atë që treguan në fushë, por edhe për sjelljen pas përfundimit të derbit.
“E humbët derbin pa luajtur. Nuk patët guxim as të na përshëndesnit”, ishte mesazhi drejtuar skuadrës zikaltër.
Në qendër të kritikave është qëndrimi i lojtarëve në përballjen me rivalin e qytetit. Pakënaqësia është shtuar edhe nga fakti se, pas vërshëllimës së fundit, ata u larguan nga fusha pa përshëndetur mbështetësit në tribunën veriore.
Për Interin, kjo ishte humbja e parë në Serie A gjatë sezonit 2026/27. Fakti që disfata erdhi pikërisht kundër Milanit e ka bërë edhe më të hidhur reagimin e tifozëve.
Ndërkohë, Lazio ka shfrytëzuar fitoren e së dielës për t’u shkëputur në krye të renditjes. Interi mban vendin e dytë, me tri pikë më pak se skuadra romane.