Doma Futboll Gasperini sheh më shumë mundësi në sulm: Dybala dhe Soulé mund të luajnë bashkë

Gasperini sheh më shumë mundësi në sulm: Dybala dhe Soulé mund të luajnë bashkë

Roma përgatitet për transfertën e së shtunës ndaj Parmës me më shumë alternativa në dispozicion të Gian Piero Gasperini. Pas një muaji mungesë, Paulo Dybala është sërish i gatshëm, ndërsa trajneri e sheh rikthimin e tij si një mundësi për ta pasuruar sulmin, jo si një dilemë për formacionin.

Për Gasperinin, ngjashmëria mes pozicioneve të preferuara të Dybala dhe Matías Soulé nuk e pengon aktivizimin e tyre së bashku. “T’i kesh të dy në dispozicion është një bekim. Nuk shoh asnjë problem që të luajnë bashkë, përkundrazi, mendoj se plotësojnë shumë mirë njëri-tjetrin”, u shpreh trajneri.

Dybala është në gjendje të mirë fizike dhe nuk ka shqetësime të veçanta, por ritmi i ndeshjeve do të tregojë sa pranë është rikthimit të vazhdueshëm si titullar. Në dispozicion është edhe Gianluca Mancini. Ndërkohë, për Soulé duhet vlerësuar lodhja nga udhëtimi i gjatë pas angazhimeve me kombëtaren në Amerikën e Jugut. Vendimi do të merret pas seancës së fundit stërvitore, duke pasur parasysh edhe kalendarin e ngjeshur.

Verdhekuqtë rikthehen në Serie A pas dy javësh pushim për kombëtaret, me tri fitore radhazi në kampionat ndaj Sassuolo, Udinese dhe Cagliari. Roma është një nga dy skuadrat e pamposhtura në krye të renditjes, ndërsa Parma mban vendin e 16-të me tetë pikë në 11 ndeshje. Megjithatë, Gasperini kërkon përqendrim maksimal, duke theksuar se kthimi pas pushimit ndërkombëtar shpesh sjell vështirësi shtesë.

Trajneri nuk dëshiron që vëmendja të zhvendoset te merkatoja e janarit. Sipas tij, drejtuesit duhet fillimisht të përcaktojnë orientimin e klubit për tregun dimëror, ndërsa përparësi mbeten ndeshjet e kampionatit. Ai konfirmoi se është në komunikim të vazhdueshëm me Tony D’Amico, por nuk zbuloi plane konkrete për afrime, pasi deri në hapjen e merkatos forma dhe nevojat e skuadrës mund të ndryshojnë.

As periudhën deri në Krishtlindje Gasperini nuk e konsideron përcaktuese për të gjithë sezonin. Synimi i tij është që Roma të ruajë drejtimin e deritanishëm dhe të përmirësojë detajet vendimtare, si në konkretizimin e rasteve për gol, ashtu edhe në mbrojtjen e portës.

Pročitajte povezane članke
Load More In Futboll

Proverite

Liverpool interesohet për Mohya, Gladbach nuk pranon largimin në janar

Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë …