Një tjetër futbollist është bërë shënjestër e hajdutëve në Sevilje. Tre persona të maskuar hynë në banesën e Troy Parrott, lojtarit të Real Betis, por u larguan pa marrë asgjë.
Ngjarja ndodhi në lagjen El Zaudín, gjatë kohës kur Betis po zhvillonte përballjen e kampionatit me Barcelona. Ky është rasti i pestë i këtij lloji i regjistruar në pesë muajt e fundit, me futbollistë dhe personazhe të njohura mes të prekurve.
Vetëm pak ditë më parë, në shënjestër ishte vënë edhe Sergio Rico, ish-portieri i PSG dhe i kombëtares spanjolle. Pesë persona të armatosur dhe të maskuar hynë në shtëpinë e tij pranë Seviljes, të hënën rreth orës 22:00.
Mes futbollistëve që janë përballur me raste të ngjashme gjatë muajve të fundit është edhe braziliani Antony, shoku i skuadrës së Parrott te Betis.
Seria e vjedhjeve nuk është kufizuar vetëm te sportistët. Janë prekur gjithashtu banesat e stilistes dhe influencueses Rocío Osorno, si edhe të toreadorit Morante de la Puebla.