Doma Futboll Kane vendimtar, por Bayern lë fitoren t’i ikë nga duart ndaj Arsenal

Kane vendimtar, por Bayern lë fitoren t’i ikë nga duart ndaj Arsenal

Një gol dhe një asistim nga Harry Kane nuk i mjaftuan Bayern për të marrë tri pikët ndaj Arsenal në Mynih. Barazimi 2-2 la pengje te sulmuesi anglez, i cili mendon se bavarezët patën mundësi ta siguronin fitoren përpara se Declan Rice të rikthente ekuilibrin në minutën e 82-të.

Arsenal kaloi i pari në avantazh me Eberechi Eze, por vendasit përmbysën rezultatin me kontributin e drejtpërdrejtë të Kane. Fillimisht, ai shërbeu për golin e barazimit të Alphonso Davies, ndërsa më pas u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Megjithatë, Bayern nuk arriti ta ruante epërsinë deri në fund.

“Në fillim të pjesës së dytë luajtëm me intensitet të lartë dhe shënuam. Në atë moment patëm mundësi ta mbyllnim ndeshjen. Gjatë 20 minutave të fundit u përpoqëm ta mbanim topin, por Arsenal na ndëshkoi”, u shpreh Kane. Pavarësisht zhgënjimit, ai e cilësoi barazimin si rezultat të drejtë, duke kujtuar edhe mungesat e shumta në skuadër.

Statistikat pasqyrojnë një përballje të ekuilibruar, por edhe arsyet e keqardhjes së vendasve. Të dyja skuadrat regjistruan nga pesë goditje në kuadrat, ndërsa Arsenal pati më shumë tentativa në total, 14 kundrejt 13. Bayern ishte përpara në treguesin e golave të pritshëm, me 2,5 xG ndaj 1,4 të londinezëve.

Për Kane, ky ishte goli i 16-të ndaj Arsenal në të gjitha garat: 14 i kishte shënuar në 19 përballje me Tottenham dhe dy të tjerë në katër paraqitje me Bayern. Vetëm Leicester ka pësuar më shumë gola prej tij, plot 20 në po aq ndeshje. Anglezi u bë gjithashtu lojtari i gjashtë në historinë e Champions League që shënon ose asiston në dhjetë paraqitje radhazi, një seri që para tij e kishte realizuar së fundmi Serhou Guirassy.

Pas barazimit 3-3 me Viking javën e kaluar, Bayern regjistroi një tjetër barazim europian dhe ndodhet në vendin e 14-të të renditjes së Champions League. Vincent Kompany pranoi se fitorja ishte e arritshme, por kërkoi që vëmendja të kalojë menjëherë te transferta e së dielës ndaj Freiburg, skuadrës së vendit të dytë në Bundesliga.

“Kishim ndjesinë se mund të fitonim, ndoshta edhe duhej të fitonim. Por përballë kishim një kundërshtar të fortë dhe ndeshja nuk ishte e vendosur në asnjë moment. Të dhemb kur pëson golin e barazimit, por tani më e rëndësishmja është sfida e radhës”, deklaroi trajneri i Bayern.

Pročitajte povezane članke
Load More In Futboll

Proverite

Liverpool interesohet për Mohya, Gladbach nuk pranon largimin në janar

Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë …