Doma Futboll Kulusevski rrëfen kalvarin e dëmtimit: Refuzova transplantin e gjurit

Kulusevski rrëfen kalvarin e dëmtimit: Refuzova transplantin e gjurit

Rikthimi në fushë pas më shumë se 500 ditësh mungesë i ka dhënë fund pritjes së gjatë të Dejan Kulusevskit, por jo kujtimeve të vështira nga rikuperimi. Futbollisti 26-vjeçar i Tottenham ka rrëfyer se dëmtimi i gjurit e kishte vendosur përballë një propozimi që nuk ishte i gatshëm ta pranonte: transplantin.

Sipas sulmuesit anësor suedez, gjatë verës ai kishte kërkuar mendimin e mjekëve të tjerë për një ndërhyrje të re kirurgjikale. Mes zgjidhjeve që i ishin paraqitur, siç tregoi vetë, ishte edhe zëvendësimi i gjurit të tij me atë të një personi tjetër.

“Gjithë verën bisedova me mjekë të tjerë për një operacion tjetër. Do të ishte një transplant gjuri. Do ta zëvendësoja gjurin tim me të dikujt tjetër. Thashë jo. Nëse kam dhimbje kur luaj, atëherë do të më duhet të luaj me dhimbje”, u shpreh Kulusevski.

Përveç pengesave fizike dhe konsultave me specialistë, përfaqësuesi i Suedisë është përballur edhe me dyshime për aftësinë e tij për t’u kthyer në futboll. Ai pranoi se skepticizëm kishte pasur edhe brenda Tottenham dhe se gjatë kësaj periudhe ishte zhgënjyer nga disa njerëz.

“Kishte shumë që nuk besonin, shumë ishin skeptikë. Edhe në klub. Gjatë kësaj kohe jam zhgënjyer nga disa njerëz, por njëkohësisht duhet të fal gjithçka. Ndonjëherë do të doje të kishe marrë më shumë ndihmë. Por e kuptoj se të gjithë jemi pjesë e një biznesi”, deklaroi ai.

Rrëfimi i Kulusevskit e rikthen vëmendjen te sektori mjekësor i Tottenham, i cili është përballur me kritika gjatë dy viteve të fundit për mungesat e gjata të disa lojtarëve të ekipit të parë. Për suedezin, kthimi në fushë shënon mbylljen e një periudhe të rëndë, ku vështirësitë nuk lidheshin vetëm me gjurin e dëmtuar.

Pročitajte povezane članke
Load More In Futboll

Proverite

Liverpool interesohet për Mohya, Gladbach nuk pranon largimin në janar

Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë …