Zvicra nuk do të ketë në dispozicion Manuel Akanji për ndeshjen e së hënës kundër Skocisë në Ligën e Kombeve. Mbrojtësi e mbyll para kohe grumbullimin me përfaqësuesen dhe rikthehet tek Inter për shkak të lodhjes muskulore.
Largimi i tij është një masë parandaluese. Për momentin, pritshmëria është që Akanji të jetë i gatshëm për transfertën e Inter ndaj Atalantës javën e ardhshme në Serie A.
Shqetësimi u shfaq pas takimit të së premtes në fushën e Sllovenisë, ku Zvicra barazoi pa gola. Akanji qëndroi në fushë gjatë të 90 minutave, por lodhja muskulore pas ndeshjes e nxori nga planet për sfidën e radhës të kombëtares.
Mbrojtësi ka pasur ngarkesë të konsiderueshme edhe me klubin këtë sezon. Ish-lojtari i Manchester City ka qenë titullar në 12 nga 15 ndeshjet e Inter: nëntë herë gjatë 11 javëve të Serie A dhe tri herë në katër takimet e Champions League.
Pesha e tij në formacion pasqyrohet edhe te minutazhi i sezonit 2026/27. Vetëm portieri Josep Martínez dhe mesfushori Nicolò Barella kanë luajtur më shumë minuta se Akanji me fanellën e Inter.