Elena Rybakina dhe Diana Shnaider do të përballen në gjysmëfinalen e turneut WTA në Ningbo, pasi të dyja kaluan çerekfinalet pas ndeshjeve me tri sete. Tenistja kazake eliminoi polaken Katarzyna Kawa me rezultatin 6:1, 3:6, 6:1.
Rybakina e nisi bindshëm takimin, duke i lejuar kundërshtares vetëm një gejm në setin e parë. Kawa reagoi në të dytin, të cilin e fitoi 6:3, duke e lënë të hapur garën për kualifikim.
Seti vendimtar riktheu epërsinë e qartë të Rybakinës. Ajo e fitoi sërish 6:1 dhe mbylli përballjen pas një ore e 46 minutash, duke siguruar vendin mes katër më të mirave të turneut në Kinë.
Shnaider gjithashtu u desh të luftonte deri në setin e tretë për të arritur në gjysmëfinale. Ajo mundi Iva Jovic me 2:1 në sete dhe do të jetë pengesa e radhës për Rybakinën.
Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Leylah Fernandez dhe Marie Bouzkova. Turneu i Ningbos ka një fond të përgjithshëm shpërblimesh prej 1.206.446 dollarësh.