Ish-ylli i NBA-së Amare Stoudemire ka përfunduar akademinë e policisë në Miami dhe po bëhet gati për hapin e radhës në një profesion krejt ndryshe nga basketbolli. Pas trajnimit fillestar, ai pritet të kalojë edhe fazën praktike para se të angazhohet në sektorin shkollor të Miami-Dade.