Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin për sponsorizimet, që parashikojnë lehtësi tatimore për bizneset dhe përjashtim nga tatimi të të ardhurave që përfitojnë organizatat sportive nga këto marrëveshje. Paketa duhet të kalojë në Kuvend përpara se të zbatohet.