Williams ka zyrtarizuar se njëvendëshja për sezonin 2027 në Formula 1 do të mbajë emrin FW50, si pjesë e festimeve për 50-vjetorin e ekipit. Në programin jubilar përfshihen edhe një ekspozitë speciale në Londër dhe një dizajn i zgjedhur nga tifozët për garën në Silverstone.