Leandro Paredes mbetet i pezulluar për dhjetë ndeshje pas shqyrtimit të ankesës së federatës argjentinase. Nahuel Molina përfitoi ulje të dënimit nga shtatë në katër takime.
Leandro Paredes mbetet i pezulluar për dhjetë ndeshje pas shqyrtimit të ankesës së federatës argjentinase. Nahuel Molina përfitoi ulje të dënimit nga shtatë në katër takime.
Synimi i Gianni Infantino për të kërkuar një tjetër mandat në mars 2027 po përballet me kundërshtime ligjore. Debati përqendrohet te vitet 2016–2019 dhe nëse ato duhen llogaritur brenda kufirit prej tre mandatesh.
Në aktivitetin e parë botëror për lojtarët nën 15 vjeç në Baku, FIFA provoi tri ndryshime rregullash. Rivëniet anësore me këmbë, zëvendësimet pa kufi dhe kufizimi i zonës së pozicionit jashtë loje synonin një lojë më dinamike dhe më shumë përfshirje për të rinjtë.
Të ardhurat e FIFA-s nga biletat e Botërorit 2026 raportohet se kanë arritur në pesë miliardë dollarë, mes pakënaqësive të tifozëve për çmimet. Shifra ende pret konfirmimin zyrtar.
Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë talentin 17-vjeçar. Një transferim në merkaton e janarit nuk është në planet e klubit gjerman.