Pronari i Phoenix Suns, Mat Ishbia, ka thënë se vendimi për të afruar Kevin Durant në vitin 2023 nuk përputhej me vizionin e tij për klubin. Sipas tij, tentativa për të ndërtuar menjëherë një skuadër pretendente për titull nuk dha rezultatet e pritura.