Mikel Arteta ka dhënë një sinjal të qartë për të ardhmen e Viktor Gyokeres, duke theksuar se sulmuesi suedez vijon të jetë pjesë e planeve të Arsenalit. Deklarata e trajnerit vjen në një moment kur minutat e lojtarit kanë qenë të kufizuara dhe spekulimet për largim janë shtuar.