Doma Sporte të tjera Tiger Woods rikthehet në golf pas më shumë se dy vitesh mungesë

Tiger Woods rikthehet në golf pas më shumë se dy vitesh mungesë

Tiger Woods është gati t’i japë fund mungesës së gjatë nga garat zyrtare të golfit. Amerikani 50-vjeçar është përfshirë në listën e pjesëmarrësve të Hero World Challenge, turne që do të zhvillohet në Bahamas nga 3 deri më 6 dhjetor.

Sipas njoftimit të PGA Tour, Woods do të jetë një nga 20 lojtarët në garë falë një ftese të posaçme nga sponsorët. Turneu organizohet nga fondacioni i tij, ndërsa ftesa kanë marrë edhe bashkatdhetarët Rickie Fowler dhe Gary Woodland.

Për Woods, ky do të jetë rikthimi në konkurrim pas paraqitjes së fundit zyrtare në korrik të vitit 2024. Fituesi i 15 titujve madhorë, përfshirë pesë triumfe në Masters, ka qëndruar kështu jashtë garave për më shumë se dy vjet.

Rikthimi vjen pas një periudhe ku amerikani u përfshi edhe në një aksident rrugor në Florida, në mars të vitit 2026. Automjeti i tij u përmbys gjatë një përpjekjeje për të parakaluar një kamion. Më pas, Woods pranoi fajësinë për drejtim të rrezikshëm dhe nuk do të drejtojë automjet për pesë vjet.

Ai kishte pësuar një tjetër aksident të rëndë në shkurt të vitit 2021. Lëndimet e asaj kohe e detyruan t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e poshtme të këmbës dhe në kyç.

Pročitajte povezane članke
Load More In Sporte të tjera

Proverite

IShowSpeed synon Olimpiadën pas sprintit para Bolt, por koha mbetet jozyrtare

IShowSpeed ka shpallur ambicien për të garuar në Lojërat Olimpike të vitit 2028, pasi përs…