Doma Futboll Trinity Rodman bëhet futbollistja më e paguar në botë me kontratën 6 milionë dollarëshe

Trinity Rodman bëhet futbollistja më e paguar në botë me kontratën 6 milionë dollarëshe

Washington Spirit ka lidhur të ardhmen e Trinity Rodman me klubin deri në vitin 2028, përmes një marrëveshjeje që e ngjit sulmuesen amerikane në krye të listës së futbollisteve më të paguara në botë. Kontrata trevjeçare kap vlerën e 6 milionë dollarëve.

Rodman do të përfitojë 2 milionë dollarë në vit, ndërsa marrëveshja parashikon edhe bonuse. Kushtet e reja financiare e vendosin mbi Aitana Bonmatí, yllin e Barcelona dhe të përfaqësueses spanjolle, e cila e mbante më parë vendin e parë për të ardhurat në futbollin e femrave dhe ka fituar tri herë Topin e Artë.

Rinovimi u arrit në fillim të vitit, pas një periudhe të shkurtër gjatë së cilës amerikania ishte pa klub. Kontrata e saj e mëparshme me Washington Spirit kishte përfunduar më 31 dhjetor 2025.

E lindur më 20 maj 2002, Trinity u dallua që në moshë të re si një prej talenteve më premtuese të futbollit amerikan. Edhe pse është vajza e ish-yllit të NBA, Dennis Rodman, ajo e ka ndërtuar karrierën e saj sportive në futboll.

Fëmijërinë e kaloi në Kaliforninë Jugore së bashku me vëllain e madh, me nënën e tyre, Michelle Moyer, që pati rolin kryesor në rritjen e të dyve. Në jetën private, Rodman është në një lidhje me tenistin amerikan Ben Shelton.

Pročitajte povezane članke
Load More In Futboll

Proverite

Liverpool interesohet për Mohya, Gladbach nuk pranon largimin në janar

Wael Mohya ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, por Borussia Mönchengladbach synon ta mbajë …