Një pyetje për videolojërat mjaftoi që Curtis Jones dhe Djed Spence të linin për pak mënjanë futbollin. Para stërvitjes së Inter, dy lojtarët diskutuan për titullin e tyre të preferuar nga seria GTA, duke dhuruar një moment që tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale.
Jones e kishte të vështirë të zgjidhte mes San Andreas dhe GTA V. Me të parën e lidhte fakti se ishte loja që e kishte njohur me këtë seri, ndërsa të dytën e përmendi si versionin më të fundit përpara mbërritjes së GTA 6.
Spence, i kthyer së fundmi nga angazhimet me përfaqësuesen e Anglisë, kishte një listë më të gjatë. Ai renditi San Andreas, GTA IV, GTA V dhe Vice City.
Pikërisht emri i fundit shkaktoi reagimin e shokut të tij. Jones u kthye menjëherë drejt Spence dhe i tha me habi: “Çfarë?! Vice City? Ik që këtu!”
Inter e publikoi skenën argëtuese në prag të daljes së GTA 6, të planifikuar për të enjten, më 19 nëntor. Videoja me reagimin e Jones nisi më pas të qarkullonte në rrjetet sociale.